BESFORT VIDEO M1
Welcome
Login

Artistet shqiptar duhet ta padisin platformen "Arkivashqip" ne YouTube!

Artistet shqiptar duhet ta padisin platformen "Arkivashqip" ne YouTube!

Skandalet e shumta viteve te fundit me videot e artisteve shqiptar ne platformen e rrjetit social "You Tube" pothuaj se nuk ju ben pershtypje fare, as Artisteve, as mediumeve, as publikut, as zyres per te drejtat autoriale, as Task forces, as shoqatave te cilat jane te licencuara nga qeveria per drejtat e autorit, e as publikut.

Rasti i fundit i mbylljes te kanalit "Arkivashqip" ne YouTube ishte teme diskutimi neper portallet e ndryshme neper rrjetet sociale, ku shumica e fansave e besa edhe emrave te njohur te artisteve shqiptar diskutonin kot pa pasur aspak njohuri, pse u mbylle kanali Arkivashqip, pse nuk hapen videot e preferuara te tyre, ku qendron arsyeja?

Nje pjese e madhe e fansave e sulmonin Flori Mumajesin, (pa arsye!), nje pjese tjeter te cilet kishin njohuri sado pak rreth te drejtave autoriale e mbronin Flori Mumajesin...

Kush eshte fajtori kryesore? Natyrisht se fajtor jane vet artistet !

Shumica do pyetnin pse artistet ?

Ju skjarojme shkurt perse artistet jane fajtor,  ne rend te pare te ju informojme se ne YouTube cdo kengetar apo artiste i menqur posedon kanalin e vet personal i njohur si “Official Kanal” !

Edhe ne mesin e artisteve shqiptar ka te menqur te cilet me kohe kan hapur „Official kanale“ te tyre, ose u kane hapur promotoret e tyre...

Por nje nga promotoret (mos te themi mashtruesit) firma "Acromax" ka hapur disa kanale ne YouTube te kengetarve te ndryshem dhe extra kanalin e tij personal me emrin "Arkivashqip".

Aty ne at kanal „Arkivashqip“ ka shume video te cilat i ka futur pa poseduar te drejtat autoriale! Shumicen e videove te artisteve ne kanalin e tij i ka postue duke i marr te drejtat autoriale permes paleve te treta siq jane produksionet, pa i pyetur fare kengetaret apo kompozitoret apo tekstshkruasit!!! (shumica e kengtareve ashtu keshtu nuk kuptojne si funksionon YouTube)

Qellimi i "Arkivashqip" (pronar Aldor Nini) ka qen te "fryhet" para publikut dhe artisteve kinse ka shume klikime, per ti kontrollua  vetem ai Monetizimin (perfitimet nga klikimet) te videove dhe poashtu ti perfitoj klientat e rinj duke u prezantuar kinse ai eshte i vetmi promotor profesional ne mesin e shqiptarve ne YouTube....

Ne ket menyre duke futur videot e artisteve te ndryshem ne kanalin e tij ai ka demtuar kengetaret e shumte, ne vend se videot te postohen individualisht neper kanalet Official te artisteve ! 

Ne mesin e atyre videove te pa-autorizuara ne kanalin e Arkivashqip ishin edhe disa vepra artistike te Flori Mumajesit i cili ja denoncoj (me te drejte) dy videot e tij nga kanali "Arkivashqip"!

Sipas rregullave te YouTubes, cdo kanal ne YouTube i cili posedon tre apo ma shume video pa te drejtat e autorit, i suspendohet kanali! (nuk eshte me randesi a ka pasur ne kanal 1000 apo 5000 video!)

Ne ket rast Flori Mumajesi nuk i ka demtuar artistet tjere (siq dezinformon Arkivashqip) por ai ka fshire vetem veprat e veta te cilat ishin te postuara pa autorizimin e tij!

Arkives-shqip eshte hera e trete qe i suspendohet kanali per pirateri ne YouTube, heren e fundit, vitin e kaluar ne Maj 2012 e rrikthej kanalin me force, duke i kercenue me vdekje denoncuesin i cili ja fshiu veprat e veta, e ai ishte boshnjaku Damir Cekic, nga i cili posedojme me shkrim kercenimet qe ju kane ber nga ana e Emracom i cili eshte edhe bashkepuntori me i madhe i Arkivashqip!

Siq po vertetoheni, mbyllja e kanalit te "Arkivashqip" eshte e meritueshme dhe ne dobi te gjitheve, ne dobi te artisteve, publikut, dhe vet firmes Acromax, sepse ky eshte rasti ideal qe çdo kengtar te ket kanalin e vet personal e jo me hy me nje thes te nje manipuluesi ku gjithemone videot e tyre do mbesin te rrezikuara !

 

Po kush eshte "Arkivashqip" ?

Besojme se nje pjese e opinionit e kane te njohur historin e tyre, po ju rikujtojme shkurt edhe njihere.

Nga viti 2007 deri ne vitin 2010 ne YouTube si promovues i veprave artistike te kengetarve shqiptar dominonte kanali me emrin "chibis007" i produksionin M1. Ky produksion promovonte artistet ne baza vullnetare pa asnje perfitim material edhe pse kishte statusin zyrtar si Partneri i pare shqiptar me YouTuben dhe kishte mundesin e perfitimeve materiale por nuk e shfrytezonte!!!

Duke e pa rastin dhe mundesin e komercializimit ( monetizimit) ne vitin 2010 firma Acromac GmbH (ateher me emrin Easycom) ne bashkepunim me kompozitorin Enis Presheva, arriten ta suspendojne kanalin "chibis007" te M1 nga YouTube duke denoncue disa video (sikur rasti i fundit i Arkives shqip) dhe ne ket menyre u „avulluan“ (zduken) mbi 3000 video dhe mbi 70 milion klikime ! (Ato klikime ne at kohe kan vleren sa  sot 700 milion!).

Nga ai moment pronari i firmes Aldor Nini ne bashkepunim me kompozitorin e lartepermendur dhe disa miq te tyre te estrades filluan propaganden kunder M1 duke dezinformue se kinse M1 ka perfituar ne kurriz te tyre, sa per ti pervetsuar per vehtene tyre duke i genjyer se firma e tyre eshte e vetmja qe ka kontrate me Google, ku edhe artistet naiv e analfabet i besonin, edhe pse ajo "kontrat" ishte nje genjeshter e Acromax, pasi qe ajo ishte vetem nje „Accept“  pranim i rregullores qe duhet klikuar kur behesh partner ne YouTube,apo shembull kur hapni nje Email ne Google qe duhet ne fund ta beni Accept (ta pranoni) rregullat e Googles !

Ajo qe i beri te "famshem" firmen Acromax tek artistete naiv ishte posedimi i „Content ID“ i cili Tools (program ne kuader te YouTubes) i cili i skanon dhe i mbron vet videot nga kopjet e pirateve, dhe ne Search te Googles apo YouTubes i favorizon videot e veta te skanuara, e deri ne keto momente ket „Content-ID“ e posedojne gjashte produksione shqiptare ne Kosove dhe vetem Acromax nga Tirana!)

Paramendoni as televizionet me renome ne Tirane dhe Kosove nuk e kuptojne sistemin e YouTubes dhe lejojne qe videot e tyre te menaxhohen nga dy mashtruesit me te njohur ne YouTube, ne vend se vet ato te aplikojne per Content ID ne You Tube  dhe perfitimet mos ti ndajne me manipulues!...

Perveq televizioneve te cilet nuk kuptojne sistemin e YouTubes viktima jane edhe vet artistet videot  e te cileve monetizohen nga Arkivashqip ?

Pyes kengetaret/ Artistet a kane fituar gje nga klikimet ? JO!

Mbi 90 % te artisteve ankohen, edhe pse kane shume klikime, e nuk kane marr asnje  Lek nga Aldor Nini !  Jane vetem disa individe te cileve kjo firme Acromax ju paguan cdo muaj, sipas qejfit te vet, sa per ti mashtruar ne vend te bonbonave apo karameleve!

Kush eshte kjo firme mashtruese Acromax (Arkivashqip) ?

Ky mashtrues I firmes Acromax permes faqes te tij Arkivashqip ne facebook dezinformon opinionin kinse eshte platforme popullore dhe kinse i ka ndihmuar mbi 600 artisteve !???

Pse keto dezinformata kur deri me tani nuk i ka cekur, por tek tani kur ju suspendua kanali dhe kerkon te bej presion tek artistet q eta urrejne Florijan Mumajasin !

Perse nuk e tregon te verteten se vet ai eshte nji kriminel ordiner dhe nje mashtrues dhe pirat profesional ?

Pse kjo fantom firme nuk posedon asnje webfaqe zyrtare ne Internet me shenime rreth aktiviteteve te tij e cila ka qarkullime milioneshe ne vit permes YouTubes ?

Pse kjo firme e tij menaxhohet vetem nga nje person me emrin Aldor Nini dhe e fejuara e tij Anxhela Faber, e jo nga gjithe shqiptaret siq potencon ai ne Facebook.....

Pse kjo firme ka suspenduer me mijera kanale shqiptare ne Youtube pa pasur te drejtat autoriale, me qellim qe te bej monopol vet ne Youtube, dhe nuk jep pergjegjesi ?.

Pse Aldor Nini ndaj te cilit eshte ngre akuza prane prokurorise ne Tirane deklaron ne Polici se ai nuk eshte pronar i firmes Acromax,  edhe pse ne posedojme regjstrin zyrtar te firmes te tij te regjistruar ne Düren te gjermanis me emrin “Acromax GmbH”!

Pse ai mashtrues nuk tregon se ka i ka humbur dy gjyqe ne Gjermani ndaj Besfortit per shkelje te drejtave autoriale ?

Pse ai mashtrues nuk ka cekur se para 3 viteve poashtu ne gjyqin e Frankfurtit ka denoncue Besfortin per videot e kengetares Greta Koci me nenshkrime fallso te cilat i ka ber babai i tij ( i cili ka vdekur vitin  kaluar prej telasheve te birit te tij me Youtube)

Ka shume per te folur per ket manipulues te "Arkivashqip", por ajo cka duam te ju informojme per momenti eshte se Flori Mumajesi nuk eshte fajtor perse disa video me miliona klikime nuk shifen ne youtube, por faji eshte i vet “Arkivashqip” ii cili me vite miret me pirateri e mashtrime dhe i kengetarve te cilet  ne vend se te hapin kanalet e tyre perosnale, ata I fusin videot e tyre ne kanalin e mashtruesit “Arkivashqip” !

/Stafi i M1/

 Update 25.11.2013 ora 23.00

Flori Mumajesi reagon permes Facebookut !

Përshëndetje të gjithëve ju që po lexoni këtë komunikim...
Zgjodha këtë formë pasi me duket sikur jam duke folur personalisht me secilin prej jush. 

Po shkruaj këtë deklaratë aspak I lumtur, në këtë studio ku me shumë lumturi kam regjistruar me qindra zëra të artistëve, ashtu si edhe dy prej miqve-kolegë të mi shumë të njohur, të cilët më dërguan mesazh dhe më kërkuan të komunikoja me ta. 
Komunikova dhe ndava me ta shqetësimin për situatën e mbjellur në facebook, e-maile dhe telefonata nga persona që normalisht kanë lidhje, në mos drejtpërdrejt, në një formë tjetër të cilën nuk mund t’a përcaktoj, me kanalin Arkiva Shqip. 
I sqarova miqtë e mi dhe i tregova shkurtimisht situatën e cila atyre, ashtu si edhe juve, i është servirur ndryshe, shumë ndryshe… Totalisht ndryshe nga e vërteta! 

Drejtësisht dhe me pastërti të kristaltë i informova, gjë të cilën po e bëj edhe me të gjithë ju që po lexoni këtë komunikim timin. Mendoj se meritoni të dini të vërtetën siç është dhe jo siç shtrembërohet nga informacionet që përhap kanali Arkiva Shqip dhe njerëzit pas saj. 

Që në fëmijëri e kam dashur muzikën si fuqi të mbinatyrshme dhe që nga viti 1998 kam interpretuar këngë, krijuar këngë dhe i kam performuar ato në të gjitha skenat shqip folëse dhe jo vetëm. Janë mbi 300 këngë, vepra të cilat i kam krijuar dhe janë interpretuar saktësisht nga 111 Artistë të ndryshëm dhe për hir të së vërtetës nuk janë pak… Emra të mirënjohur, artistë të mëdhenj e artistë të rinj… 

Sigurisht janë dashur më shumë se dy apo tre vitet e fundit, kur YouTube u kthye në një fenomen edhe për muzikën shqiptare. Janë thuajse 15 vite gjatë të cilave unë i kam dedikuar jetën time muzikës, dhe do vazhdoj me shpirt sa te jem gjallë. Janë ato vite në të cilat kanali ArkivaShqip nuk ekzistonte e madje as vetë YouTube-i, I cili është shfaqur për herë të parë Online në vitin 2005… Janë ato vite kur muzika e Artistët prezantoheshin në publik nëpërmjet CD-ve, revistave, gazetave, radiove, televizioneve, festivaleve e koncerteve. Janë ato vite kur ne ishim të pa informuar, madje edhe vetë unë deri para katër vitesh, nuk dija se si bëhej Upload (ngarkohej) një videoklip në YouTube dhe i kërkoja ndihmë një mikut tim i cili dinte si veprohej. 

Jam i sigurtë se shumë interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë kanë bërë njësoj si unë. Normale… Ishte dhe akoma është një gjuhë të cilën ne nuk e njohim edhe aq mirë. E megjithatë, fatmirësisht apo fatkeqësisht, ka pasur dhe ka akoma plot njerëz që njohin mirë YouTube-in, disa sepse kanë jetuar jashtë dhe janë prezantuar me këto forma të reja shumë më pare se ne, dhe disa të tjerë thjesht sepse këtë aftësi e gëzojnë natyrshëm. Disa janë miq e na ndihmojnë, disa të tjerë mund edhe të abuzojnë me këto njohuri për të cilat shumë interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë, nuk kanë asnjë informacion edhe sot e kësaj dite…

Drejtuar të gjithë atyre që dëgjojnë muzikë, e duan muzikën, prodhojnë, interpretojnë dhe investojnë për muzikën, në muzikë:

Unë Florjan Mumajesi, nuk kam asgjë personale me askënd, me asnjë artist, autor, intepretues, prodhues, nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë asnjë problem konkurence, pasi mendoj se secili ka vëndin e tij në publik, si dhe nuk kam dhe nuk kam pasur asnjëherë asnjë qëllim dashakeqës ndaj dikujt! Veprimet e mia kundrejt kanalit Arkiva Shqip janë bërë vetëm për të mbrojtur të drejtat e mia autoriale, pasi ky kanal i kishte shkelur këto të drejta dhe qëllimi nuk është dëmtimi i artistëve të tjerë. Përndryshe, nuk do të krijoja mbi 300 këngë të cilat edhe pse nuk këndohen nga unë, në çdo notë kanë ndjesi, energji, emocion dhe sa herë dëgjohen të interpretuara nga çdo këngëtar, bashkë me zërin dhe këngën dëgjohet një pjesë nga shpirti im dhe si të tilla çdo këngë e krijuar nga unë është e shtrenjtë për mua sikurse fëmja kur lind. Nuk do të mundja kurrë t’a mbysja me duart e mia, nuk do t’a vrisja kurrë një krijesë timen! 

Prandaj prej më shumë se dy vitesh, sa herë takohesha me Avokatin Z. Arben Hoxha, i cili ishte ndërmjetësi për marrëdhënien time me Acromax dhe njëkohësisht përfaqësuesi im ligjor, i shprehja shqetësimin tim për disa publikime të pa autorizuara nga unë në kanalin Arkiva Shqip. Madje këto komunikime janë bërë përpara se unë të lidhja kontratë me kompaninë Acromax, kompani e cila në një nga pikat e kontratës merrte përsipër të më mbronte pikërisht nga këto publikime të pa autorizuara. E kam shprehur shpesh shqetësimin tim sa herë bënim takime pune, pasi personalisht publikimi i këtyre këngëve pa autorizimin tim, më dukej më tepër një veprim pirat se sa një veprim ku janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.

Z. Aldor Nini, Administratori i kompanisë Acromax, është vënë në dijeni të plotë asokohe nga Avokati Arben Hoxha, por gjithashtu edhe nga unë personalisht (në ato pak herë që jemi takuar kohëve të fundit) dhe kemi rënë dakort që t’i dërgoja me e-mail linqet me këngët, pasi ai nuk e dinte për cilat linqe bëhej fjalë dhe u shpreh se fatkeqësisht nuk njihte këngët krijuar nga unë. Dhe unë ashtu bëra. Një muaj më parë i dërgova e-mailin me informacionin mbi linqet siç kishim rënë dakort. Mbasi i dërgova linqet, prisja që kompania Acromax të merrte të gjithë masat e nevojshme dhe procedurat ligjore, që siguronin të drejtat e mia. Fatkeqësisht, kjo kompani nuk mori asnjë masë efektive në lidhje me këto kërkesa.

Kjo pjesë më poshtë është për të gjithë ata të cilëve u është komunikuar me sms apo telefon se Flori Mumajesi u ka bllokuar videon apo “Cfare ka Flori me ty se të ka bllokuar videon”, nga njerëz të Arkiva Shqip. Me transparencën më të madhe dhe shumë sinqerisht po ju them se dy këngët për të cilat unë kam reaguar janë (“Qaj” – Capital T feat 2PO2 dhe “I wanna bring It up” (Dancehall) – Elvana Gjata). Për këto dy vepra muzikore, shoqëria Acromax nuk i ka zbatuar detyrimet e saj ndaj meje. Për rrjedhojë, unë isha i legjitimuar të veproja duke ndjekur procedurën ligjore në YouTube. Këto janë të vetmet materiale për të cilat unë me te drejtën time dhe pa cënuar askënd, kam reaguar. Pra, Arkiva Shqip nuk është mbyllur nga unë, pasi kanali nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia!
Të gjithë artistët, kompozitorët, manaxherët, diskografët dhe intepretuesit që kanë marrë mesazhe se Flori u ka bllokuar këngët e tyre në YouTube, kanë të drejtën morale dhe ligjore ti kërkojnë atyre personave që t’ju dërgojnë provat që Flori u ka bllokur këngët. Vetëm atëherë do të kuptoni se e gjithë kjo histori është një mashtrim, spekullim ndaj meje dhe manipulim që po bëhet me ju.
Mos bini pre e fjalëve dhe keqinformimit nga persona që ndoshta kanë lidhje ose përfaqësojnë kanalin Arkiva Shqip dhe në mënyrën më absolute mos u përfshini në situata që publikisht dhe ligjërisht mund të rezultojnë fatale për të gjithë ata që ndikohen dhe marrin përsipër peshën e çdo veprimi jashtë kompetencave ligjore. Të jeni të sigurtë se janë marrë të gjitha masat për çdo provë dhe situatë të padëshirueshme. E përsëris edhe një herë, se kanalin Arkiva Shqip nuk e kam mbyllur unë, sepse nëse do të kisha dashur t’a mbyllja nuk do të bëja kërkesë për vetëm dy vepra, por për më tepër se 20 të tilla, të cilat kanë me shumë se një vit që janë të publikuara në kanalin Arkiva Shqip. Nëse kanali Arkiva Shqip ka bërë shkelje të tjera, me autorë të tjerë, është problem i këtij kanali dhe marrëdhënieve që ky kanal ndërton (duke i shkelur) me interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë. Të drejtat tuaja (ashtu sikurse edhe unë) duhet t’i kërkoni tek personat që ju kanë siguruar, ndihmuar apo garantuar publikimin në atë kanal, si dhe tek vetë ky kanal, pasi ata kane pergjegjesi morale dhe ligjore ndaj jush. 

Theksoj se kanali Arkiva Shqip e ka pasur dhe e ka ende mundësinë për t’i zgjidhur të gjitha situatat me ju e gjithashtu edhe me mua, ndaj e ftoj pronarin e kanalit Arkiva Shqip në platformën YouTube të jetë më korrekt dhe të shfaqet publikisht për të na informuar mbi shkeljet ose jo që ai ka kryer nëpërmjet kanalit të tij.

Muzika I përket atyre që e duan, degjojnë, e kanë në gjak dhe jetojnë me të… 
Por do të mbetet gjithmonë, e atyre që e krijojnë…

Fenomene si ky i fundit, janë thjesht kalimtare, ashtu sikurse një pjesë e madhe e botës I ka kaluar përpara nesh…

Për të gjithë kolegët, miqtë dhe ata që duan muzikën Shqiptare.
Flori Mumajesi

 

 


Post your comment

Comments

  • Onaijrca Added Krimineli i Arkivashqip Aldor Nini me milionat e perfituara nga klikimet tani i investon tek kriminelet duke i finasuar per ta kercenuar Flor Mumajesin ne menyre qe te ja kthej videot e fshira per rihapjen e kanalit!
    Kjo esht turp per at kriminel dhe per shtetin shqiptar i cili nuk merr masa ndaj kriminelit te Acromax alias Arkivashqip Aldor Ninit!
    Turp edh eper artistet shqiptar te cilet bashkepunojne me at kriminel dhe te cilet nuk e mesojne sado pak funksionimin e YouTubes.
    Turp edhe per per disa fansa te cilet ne facebook te grekut Arkivashqip e perkrahin kriminelin Arkivashqip!
    Flori Mumajesi, shume me te drejte ke veprue, dhe nese nuk ja kthen videot do mbetesh legjende!

Related Articles

RSS