Acromax-it i konfirmohet dënimi prej 250.000 euro dhe i suspendohet kanali Arkivashqip në YouTube!
Mediumet shqip rreth mashtrimeve te firmes Acromax GmbH Arlivashqip dhe Aldor Ninit:
Gazeta ZERI:
Acromax-it i konfirmohet dënimi prej 250.000 euro dhe i suspendohet kanali Arkivashqip në YouTube!
Beteja gjyqësore mes Besfort Hasanajt dhe Aldor Ninit ka marrë epilogun përfundimtar. Në të vërtetë, Besforti ka fituar edhe gjyqin e tretë me radhë kundër Aldor Ninit dhe kompanisë së tij Acromax (Arkivashqip), që ka të bëj për drejtat autoriale.
Gjykata e lartë Kelnit për herë të dytë ka refuzuar ankesën e Aldor Ninit dhe i konfirmohet dënimi prej 250.000 eurove dhe gjithashtu duhet t’i paguaj komplet shpenzimet e gjyqit.
Pikërisht për shkak të këtij vendimi, Aldorit i është suspenduar edhe kanali Arkivashqip në YouTube. Besforti dhe Aldori tashmë një kohë të gjatë janë në konflikt gjyqësor mes veti, ndërsa ky vendim i fundit mund të konsiderohet si hakmarrje nga ana e Besfortit kundër Aldorit, pasi ky i fundit në të kaluarën pa asnjë arsye i ka suspenduar shumë kanale në Youtube dhe të cilat i menaxhonte ‘Besfort Video M1’, si dhe disa kanale tjera të televizioneve, duke përfshirë kanalin Rinon të RTK-s dhe Vikendi po ashtu të RTK-s, si dhe kanalin e FC Prishtina në futboll.
(Vendimi gjyqesor ku i rrefuzohet ankesa e Aldor Ninit Acromax)
Z. Hasanaj është shprehur i kënaqur me këtë vendim. “Jam shumë i kënaqur që më në fund drejtësia po funksionon. Aldor Nini për 4 vite me radhë na ka dëmtuar neve personalisht, pastaj ka mashtruar artistët, kompozitorët, producentë, duke i vjedhur veprat artistike të artisteve dhe duke u bërë milioner në YouTube, pa e dëmshpërblyer askënd! Ai ka përdor një ‘Tools’ që quhet Content ID i cili ia mundëson të manipuloj dhe mos të ketë përgjegjësi fare. Po ashtu, ai deri tani për katër vite i ikte gjyqit me një trik të thjeshtë, duke na suspenduar kanalet në YouTube me denoncime false nën betim e që YouTube në këso raste i beson pa verifikuar fare arsyen! Këtë radhë ai nuk mundi t’i ik përgjegjësisë dhe ma në fund mori dënimin e merituar”, është shprehur z.Hasani.
Sipas informatave, Aldor Nini përballet edhe me disa akuza tjera në Tiranë nga shumë artistë, duke përfshirë Flori Mumajesin, motrat Koci, nga avokati i shoqatës së të drejtave autoriale Eduard Budi dhe disa artistë tjerë të rinj. Ata e akuzojnë për ndërhyrje kompjuteristike në Internet dhe për mos pagesë të qindra mijëra eurove, edhe pse vlerësohet se ai gjatë një viti fiton rreth 2 milionë eurove nga You Tube nga reklamat.
/Zëri/
Gazeta "Tribuna"
Gjykata e Kelnit gjobit ‘Acromax’ me 250 mijë euro
Nga: Nita Brisku
Siç duket sherrit në mes kanalit muzikorë ‘Besfort Video M1’ në krye me Besfort Hasanaj dhe ‘Akromax’ (Arkiva Shqip) e cila është nën udhëheqje të Aldor Ninit, po i vjen fundi.
Kjo pasi që është bërë e ditur se ky i fundit është dënuar me 250 mijë euro, bashkë me shpenzimet e gjykimit. E për një fakt të tillë, triumfuesi i këtij gjykimi Besfort Hasanaj, për gazetën Tribuna është shprehur i kënaqur.
“Normal që ndihem mirë, por jo shumë i gëzuar! Ka shumë borxhe të palara ai hajdut! Ky është vetëm fillimi i fundit të atij mashtruesi, dhe një fillim i mbarë për gjithë artistet shqiptar!”, ka thënë Besforti në fillim të bisedës....(më gjerësisht në gazetën Tribuna).
Read more »