BESFORT VIDEO M1
Welcome
Login

Search Results: estrada-shqiptare


  • Game Over: Skandalet ne YouTube, Artistet viktima te bisnesmeneve!

    Shkrimi i gazetes "Game Over" me daten 20.1.2013
    Skandali i Youtube: Artistët, viktima të biznesmenëve

    Thonë që padija vret, e në rast se nuk vret shkakton dëmtime serioze.
    Pikërisht kjo ka ndodhur me artistët shqiptarë, të cilët janë viktima të “biznesmenëve”, të cilët fitojnë e përfitojnë nga arti i tyre.
    ,Ndoshta të gjithë e keni vënë re se shumë nga videoklipet e këngëtarëve shqiptarë nuk gjenden më në rrjetin e videove Youtube.
    Emra të njohur të skenës dhe tregut muzikor janë penalizuar, falë një konflikti që “biznesmenët” e kanaleve në Youtube kanë me njëri-tjetrin. Kështu, nëse kërkoni ndonjë këngë të Elvana Gjatës, apo anëtarëve të tjerë të “Threedots”, vështirë se do të gjeni videoklipet e tyre zyrtare...
    Po ashtu, nuk do të gjeni as këngët me miliona klikime të Fjolla Morinës, Stresit, Klajdi Harunit, Flori Mumajesit, e shumë emrave të tjerë...
    Rrjetit të videove më të famshëm në botë, i kanë munguar për disa ditë edhe mjaft këngë të tjera Hit-e, si ato të Alban Skënderajt, Miriam Canit, Noizy, Silva Gunbardhi, Alfred Sulës, Serxhio, Teuta Selimit, Getoar Selimit, Tuna, Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu, Sinan Hoxha, Ardian Bujupi, Ridvan Gjuzi (Vani), Skillz, Babastars, Gold AG, e të tjerë...
    E gjitha kjo për shkak të konflikteve të “trios” Flori Mumajesi, Aldor Nini dhe Besfort Hasanaj... tre personazhet janë përfshirë në një maratonë të proceseve gjyqësore, ku pavarësisht se cilët dolën të fituar, njëra palë, apo tjetra, viktimat janë vetëm artistët.
    E gjithë çështja vërtitet rreth emisioneve të njohura të asaj kohe të kanalit “Nitro Shqip”, “Thumb” dhe “Sara’s Show”. Emisionet ishin të mbushur me kritika, që në fakt artistët nuk i kanë mirëpritur, ndërsa gjykatat gjermane i kanë konsideruar si kritika aspak profesionale e gazetareske.
    Këto emisione, që transmetoheshin vetëm në Youtube, u “denoncuan” nga disa artistë, që nuk i quanin shaka, fyerjet e këtyre emisioneve.
    Çështja shkoi në Gjykatë, me pretendim të Besfort Hasanajt, që ishte një ndër personazhet e këtyre emisioneve.
    Besforti njihet në rrjetin e artistëve si një menaxher dhe promovues, por edhe si ndër shqiptarët e parë e Youtubes.
    Ankesa e tij do t’i kushtonte shtrenjtë Flori Mumajesit, por njëkohësisht edhe kompanisë “”Acromax”, të drejtuar nga Aldor Nini, që tashmë janë në konflikt edhe me njëri-tjetrin. Flori ishte ankuar ndaj “Acromax”, me pretendimin se kishte publikuar dy nga videot e realizuara prej tij pa të drejta autori... Për këtë arsye, Youtube mbylli kanalin “Arkiva Shqip”, që është pikërisht në pronësi të “Acromax”. Aldor Nini, një ndër pronarët e kësaj kompanie u detyrua që të hedh në gjyq Florin, pasi sipas tij pretendimet e producentit ishin të pabaza. Gjykata Gjermane vendosi në këtë rast shpalljen fajtor të Florit, i cili u dënua me 100 mijë euro me kusht, në rast se përsëriste edhe njëherë të njëjtën gjë.
    Por, çështja e tyre nuk mbyllet këtu...
    Për shkak të “Nitro Shqip”, Aldor Nini i kërkonte Flori Mumajesit të shlyente 34 mijë euro shpenzime gjyqësore, për proceset që kishin hapur këngëtarët dhe Besfort Hasanaj kundër tij.
    Flori refuzoi të shlyente këtë shumë, pasi “Arkiva Shqip”, që publikonte videot, kishte vetëm një pronar dhe ai ishte Aldor Nini.
    Kundër Aldor Ninit vazhdonte edhe një proces gjyqësor, me Besfort Hasanajn, që përfundoi vetëm pak ditë më parë.
    Sipas vendimit të gjykatës, Aldor Nini duhet të paguante 250 mijë euro me kusht, në rast se publikonte edhe njëherë produksione të “Nitro Shqip” kunder Besfortit, gjithashtu edhe mbylljen përfundimtare të “Arkiva Shqip”.
    E ndërsa Flori Mumajesi, Aldor Nini dhe Besfort Hasanaj më në fund arritën të përfundonin proceset ndërmjet tyre, artistët nuk i dëmshpërblen askush. Mijëra këngë, produksione televizive dhe koncerte nuk janë gjendur për disa ditë me radhë, ndërsa video të të tjerë këngëtarëve nuk janë më sot e kësaj dite. Së fundi, këngëtarja Fjolla Morina ka realizuar këngën e saj të re, të lajmëruar me shumë bujë, që në fakt nuk është publikuar për shkak të këtyre konflikteve. Fansat e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, Argjentina Ramosajt, Klajdi Harunit, Vedat Ademit, e shumë këngëtarëve të tjerë, do t’ju duhet që të presin për një kohë të pacaktuar që të shohin videoklipet e këngëve të tyre të preferuara.
    Por dëmi nuk është vetëm ky... Miliona para që fitohen nga klikimet dhe reklamat e Youtube nuk ua kthen askush këngëtarëve, të cilët ndonëse shpenzojnë miliona para për realizimin e tyre nuk marrin asnjë feedback.
    Të gjithë e dimë që klikimet në Youtube përcaktojnë edhe këngëtarët më të preferuar në koncerte, por as ky nuk është më një tregues, ose ndoshta këta emra do t’ju mungojnë për disa kohë mbrëmjeve live.
    Injoranca vret, e në rast se nuk vret shkakton dëmtime serioze... Ky është pikërisht rasti i artistëve tanë, që megjithë situatën, dëmin në shpinën e tyre, “mashtrimeve” dhe shfrytëzimin e artit që ata bëjnë, zgjedhin të heshtin.
    Ne të Game Over kemi tentuar që të lidhemi me disa prej tyre për këtë çështje, por askush nuk dinte të na jepte një përgjigje, ndërsa më poshtë mund të lexoni përgjigjet e dy prej protagonistëve për këtë çështje.

     

    Besfort Hasanaj: Aldori fiton 2 milionë dollarë, por nuk i paguan artistët

    “Zanafilla e zhdukjeve të shumë videove në Youtube është Aldor Nini, i firmës “Acromax” (ish Easycom) dhe Kushtrim Binaku, i firmës “Onairmusic”.
    Ata kanë mbyllur shumë kanale shqiptare në Youtube, me qëllim që pastaj t’i kenë ato video vetëm ata. Përfitimet materiale të tyre, legalisht dhe ilegalisht janë më shumë se 2 milionë dollarë në vit. Artistët më së shumti i ka dëmtua “Acromax”, pasi mangësitë e funksionimit të “YouTubes” ja kanë bërë më të thjeshtë. YouTube nuk fuksionon siç mendojnë artistët.
    Ai është vetëm një portal me një program të sotisfikuar, që quhet “Conten ID”, që shfrytëzohet për përfitime materiale dhe bllokimin e videove të kopjuara. Edhe vetë Youtube-i është vetëm ndërmjetësues i postimeve. Në çdo lloj konteksti, ata nuk mbrojnë as postuesit, as autorët e dëmtuar, por zbatojnë urdhrat e gjykatave. Gabimi më i madh i artistëve është që nuk dëshirojnë të lexojnë rreth mashtrimeve të Aldor Ninit dhe nuk interesohen të dinë sesi funksionon ky portal. Aldori është mashtrues profesionist, i cili përveç mashtrimeve, nuk paguan tatime as në Gjermani, as në Shqipëri, por bën pastrim parash.
    Artistët kanë humbur shumë, shumë video të vjetra janë zhdukur, shumë klikime kanë avulluar dhe duke pasur parasysh se artistët krenohen me klikime dhe çmimin e tyre nëpër koncerte e përcaktojnë pikërisht klikimet, atëherë mendoj se kanë humbur shumë.
    Shumë artistë kanë humbur edhe para, si rasti i Rovena Stefës, e cila megjithëse ka pasur 20 milionë klikime nuk ka marrë asnjë cent.
    Aldor Nini ka kontrata me disa produksione dhe disa artistë, që sipas kontratës duhet t’i paguajë 50%, por as ato nuk i nuk ka paguar, si rasti i Eni Koçit, që ka fituar mbi 50 mijë dollarë, por që asnjë cent nuk i ka paguar Aldor Nini.
    Një tjetër mashtrim i tij është edhe fakti që ai i fut videot në kanalin e tij “Arkiva Shqip”, në vend që t’ju hap artistëve kanalin e tyre personal, pasi nëse çdo artist do të kishte një të tillë, atëherë do të shihte përditë sesa para ka fituar nga Youtube. Në kanalin “Arkiva Shqip” nuk ka të drejtë askush t’i kontrollojë të ardhurat përveç Aldorit.
    Çdokush nga artistët mund të bëhet vetë “Youtube Partner”, e çdo artist ka mundësi të fitojë edhe “Conent ID”, por që ta fitojë i duhet të ketë në rritje klikimet, abonuesit dhe mos të ketë “Strike” në kanal, domethënë veprat e hedhura të jenë origjinale.
    Sa i takon pretendimeve të Aldorit, se për “Nitro Shqip” përgjigjet Flori Mumajesin është gënjeshtër. Vendimi gjyqësor është kundër Aldor Ninit si person dhe kundër firmës “Acromax GmbH”!
    Ai në gjykatë ka tentuar të fajësojë “Nitro Shqip”, por nuk ka pasur sukses, pasi unë kisha shumë argumenta rreth mashtrimeve të tij. Përveç dënimit me 250 mijë euro,  Aldori duhet të paguajë tashmë 40 mijë euro shpenzimet gjyqësore, të cilat ka dashur t’ia faturojë Flori Mumajesit, e ky i fundit me të drejtë ka refuzuar t’i paguajë”.

    Aldor Nini: Besforti dhe Flori kanë rënë në të njëjtin nivel, çështjen e kanë mes tyre


    Kanali Arkiva Shqip është hapur përsëri. Vendimi i Besfortit është kundër emisionit “Sara’s Show”, që në bazë të kontratës është e Flori Mumajesit. Besforitit iu dha e drejta që emisioni i Florit shkelte të drejtat e tij.
    Sigurisht, që “Acromax” çdo dëm të krijuar po ia mban dhe do t’ja mbaj Flori Mumajesit dhe do t’ja kërkoj si dëmshpërblim. Dëmi deri më tani ka shkuar afërsisht 38 mijë euro, por asnjë cent nuk ka qenë për Besfortin.
    Këto kanë qenë shpenzimet e avokatëve për të mbrojtur “Acromax-in” në këtë çështje. Lajmet që “Acromax” është dënuar me 250 mijë euro janë të gabuara. Vendimi qëndron në rast se “Acromax” merr përsipër përsëri emisionin në fjalë “Sara’s Show”, por kjo nuk do të ndodh, pasi ne e kemi mbyllur kontratën me emisionet e “Nitro Shqip” dhe Flori Mumajesin në Mars të vitit 2013.
    Besforti ka arritur fitore kundër kanalit “NitroShqip”, por ky kanal është i licensuar nga Flori. Hasanaj akuzon se “Acromax” ka korruptuar punonjësit e kompanisë Google, por si Flori edhe Besforti, që kanë arritur në të njëjtin nivel në këto momente nuk dinë çfarë po bëjnë. “Acromax” nuk ka asnjë problem dhe 600 klientët e saj mund të gëzohen që kompania ka arritur të ardhura edhe më të larta në muajin e fundit, të cilat do t’ju derdhen në llogarinë e tyre brenda këtij muaji, brenda kohës dhe në kohë. Ne pagesat i bëjmë çdo muaj dhe të gjithë artistët i kanë marrë në kohë. Artistët janë të egërsuar që videot e tyre ishin për dy ditë të paaksesueshme, por tani janë përsëri. Ne kemi investuar në rihapjen e videove për të mirën e artistëve në atë kanal dhe ata e kanë kuptuar”.

     

    Nje skjarim rreth artikullit nga Stafi M1:

    - Titulli sipas nesh duhej te ishte: Artistet viktima te mashtrueseve, e jo te bisnesmeneve!

    - Aldor Nini ka genjye gazetaren kinse ai nuk ka humbur gjyqin, por ai ka deklarue kinse gjyqin ka humbe Flori Mumajesi!? Deklarata e tij nuk eshte e vertet sepse ne procese gjyqesore Besfort vs Aldor Nini nuk permendet askund emri i Flori Mumajesi. Ne foto shifet vendimi i pare gjyqesor ku konfiguron si i akuzuar vetem Aldor Nini dhe Acromax  GmbH!  Edhe ne deklaraten e tij per gazetes "Game Over", Aldor Nini pranon se keto tre procese  gjyqesore qe ka humbur kunder Besfortit  i kane kushtuar mbi 38.000 Euro, çka edhe esht deshmi se gjyqin ka humber Aldor Nini & Acromax, e jo Flori Mumajesi !

    - Poashtu ju informojme se ne proceset gjyqesore Aldor Nini ka prezantue nje kontrate mes Acromax dhe nje personi me emrin Magdelin Shahinaj i prezantuar si drejtor i "Nitro-Shqip" kanalit ne YouTube !!! Poashtu, ne anen tjeter Aldor Nini ka prezantuar neper mediume nje kontrate tjeter mes tij dhe Flori Mumajesit per kanalin Nitroshqip !?! Siq po shifni, ai me nje ane ka mashtruar gjyqin, duke prezantuar kontraten me shkrim nga z. Shahinaj te cilin e ka ftuar  edhe si deshmitar ne gjyqe, por qe Beforti i argumentoj gjyqit se ai person (z. Shahinaj) as kishte lidhje me kanalin Nitro!  Aldor Nini perdore  disa mundesi per meshtrim, ne gjyjqe nje kontrate tjeter, tek mediumet nje kontrate tjeter ....Siq po shifni ai eshte nje mashtrues super profesional, ku vet ben kontrata sipas qejfit dhe nevojes te tij e ne emer te tjereve, te cilat pastaj i shfrytezonne gjyqe apo per YouTube.  Shumekend ka mashtrue, perveq Besfortin, i cili ja njef shume mire veprimtarin kriminale te Aldor Ninit qysh nga viti 2006, dmth ende p ekzistue Youtube! 

    - Perfitimet materiale nga klikimet  te Arkivashqip (Aldor Ninit) jane mbi 2 milion Euro per nje vit, kurse atat te Onairmusic (Kushtrim Binaku) mbi 2,5 milion ne vit (pasi qe ai monetizon edhe video te kangetarve nga shtetet e Evropes lindore!

    - Ne baze ze toolsit "Content-ID" qe posedojne dy firmat shqiptare Acromax dhe OnairFM (OmniaMedia), ata i monetizojne edhe me mijera kopje te videove nga postuesit ilegal, dmth i materializojne videot neper kanale tjera te kengetarve e qe kengetaret nuk e dijne ket variante mashtruese te tyre,  dmth. fitimet nga kopjet ilegale i inkasojne dhe pas nje kohe ato video ilegale i fshijne nga kanalet piratesk ne menyre qe ti humbin gjurmet nga perfitimet e dyfishta ! (Kangetaret qe kane kontratat me keta dy firma nuk kane njohuri per keto trika te tyre!

    - Çdo kangetar/e qe posedon kanalin e tij/saj personal ka mundesi permes rubrikes "Analytics" ne User te tyre ti shiqojne perfitimet e tyre cdo dite, por, videot te cilat gjenden ne kanalet e Onaimusic dhe Arkivashqip nuk kane mundesi ti kontrollojne fitimet.  Sidomos Arkivashqip me qellim i mashtron artistet duke i postue shumicen e videove ne kanal te tij ne menyre qe vetem ai ta ket kontrollen ne perfitimet!

    - Shuma e perfitimeve nga klikimet mvaret edhe nga shteti i cili klikohen, sa per info klikimet nga Amerika paguhen shume fish ma hume se ato nga Evropa!

    - Ka shume per te diskutuar rreth atyre mashtruesve milionera, por per momentin nuk po ja vlen ti cekim detalet, pasi qe Artistet nuk e lodhin pak trurin te interesohen te lexojne rreth Youtubes, dhe me shume humbin kohe duke u interesue se kush pordhi e cka pordhi parapa skenave se sa qe jane te interesuar ta kuptojne te verteten rreth YouTubit!

    - Per fund kemi vetem nje pyetje per artistet (duhet te logjikoni): Perse keto 4 vitet e fundit as Arkivashqip as OnairMusic nuk kan shkrue ne Facebook rreth funksionimit te YouTubes apo mashtrimeve rreth YouTubes ? Pse ato dy te vetquahtura "Firma" kurre nuk kane japur ndoj informate ne webfaqet e tyre ???... E dini pse ? Pergjigjeja e thjeshte: Ata jane te vetdishem se jane mashtrues, dhe ne ket menyre inkasojne ilegalisht miliona Euro ne vit duke e  mshefur identitetin  veprimtarin , duke mos paguar tatim ne perfitime,  duke mashtruar veprat e artisteve, e shume gjera tjera ...  Keni pa sot ndoj firme ne bote e qe nuk ka webfaqe te tyre me informacione rreth veprimtaris te tyre ? Garant Jo! Vetem keto dy firma profitabile shqiptare nuk publikojne asnje informacion, sepse nuk kane kohe  duke i numeruar Leket nga puna e tyre piratesk!

    Gezuar artiste, kengetar, kompozitore, tekst-shkrues, dhe gjithe juve te cilet me nje apo tjeter menyre jeni te lidhur me ata dy mashtruesit e njohur neYouTube!

     Stafi M1

      

     

    Read more »
  • Acromax-it i konfirmohet dënimi prej 250.000 euro dhe i suspendohet kanali Arkivashqip në YouTube!

    Mediumet shqip rreth mashtrimeve te firmes Acromax GmbH Arlivashqip dhe Aldor Ninit:

    Gazeta ZERI:

    Acromax-it i konfirmohet dënimi prej 250.000 euro dhe i suspendohet kanali Arkivashqip në YouTube!

    Beteja gjyqësore mes Besfort Hasanajt dhe Aldor Ninit ka marrë epilogun përfundimtar. Në të vërtetë, Besforti ka fituar edhe gjyqin e tretë me radhë kundër Aldor Ninit dhe kompanisë së tij Acromax (Arkivashqip), që ka të bëj për drejtat autoriale.

    Gjykata e lartë Kelnit për herë të dytë ka refuzuar ankesën e Aldor Ninit dhe i konfirmohet dënimi prej 250.000 eurove dhe gjithashtu duhet t’i paguaj komplet shpenzimet e gjyqit.

    Pikërisht për shkak të këtij vendimi, Aldorit i është suspenduar edhe kanali Arkivashqip në YouTube. Besforti dhe Aldori tashmë një kohë të gjatë janë në konflikt gjyqësor mes veti, ndërsa ky vendim i fundit mund të konsiderohet si hakmarrje nga ana e Besfortit kundër Aldorit, pasi ky i fundit në të kaluarën pa asnjë arsye i ka suspenduar shumë kanale në Youtube dhe të cilat i menaxhonte ‘Besfort Video M1’, si dhe disa kanale tjera të televizioneve, duke përfshirë kanalin Rinon të RTK-s dhe Vikendi po ashtu të RTK-s, si dhe kanalin e FC Prishtina në futboll.

    (Vendimi gjyqesor ku i rrefuzohet ankesa e Aldor Ninit Acromax)

    Z. Hasanaj është shprehur i kënaqur me këtë vendim. “Jam shumë i kënaqur që më në fund drejtësia po funksionon. Aldor Nini për 4 vite me radhë na ka dëmtuar neve personalisht, pastaj ka mashtruar artistët, kompozitorët, producentë, duke i vjedhur veprat artistike të artisteve dhe duke u bërë milioner në YouTube, pa e dëmshpërblyer askënd! Ai ka përdor një ‘Tools’ që quhet Content ID i cili ia mundëson të manipuloj dhe mos të ketë përgjegjësi fare. Po ashtu, ai deri tani për katër vite i ikte gjyqit me një trik të thjeshtë, duke na suspenduar kanalet në YouTube me denoncime false nën betim e që YouTube në këso raste i beson pa verifikuar fare arsyen! Këtë radhë ai nuk mundi t’i ik përgjegjësisë dhe ma në fund mori dënimin e merituar”, është shprehur z.Hasani.

    Sipas informatave, Aldor Nini përballet edhe me disa akuza tjera në Tiranë nga shumë artistë, duke përfshirë Flori Mumajesin, motrat Koci, nga avokati i shoqatës së të drejtave autoriale Eduard Budi dhe disa artistë tjerë të rinj. Ata e akuzojnë për ndërhyrje kompjuteristike në Internet dhe për mos pagesë të qindra mijëra eurove, edhe pse vlerësohet se ai gjatë një viti fiton rreth 2 milionë eurove nga You Tube nga reklamat.

    /Zëri/

     

     Gazeta "Tribuna"

    Gjykata e Kelnit gjobit ‘Acromax’ me 250 mijë euro

    Nga: Nita Brisku

    Siç duket sherrit në mes kanalit muzikorë ‘Besfort Video M1’ në krye me Besfort Hasanaj dhe ‘Akromax’ (Arkiva Shqip) e cila është nën udhëheqje të Aldor Ninit, po i vjen fundi.

    Kjo pasi që është bërë e ditur se ky i fundit është dënuar me 250 mijë euro, bashkë me shpenzimet e gjykimit. E për një fakt të tillë, triumfuesi i këtij gjykimi Besfort Hasanaj, për gazetën Tribuna është shprehur i kënaqur.

    “Normal që ndihem mirë, por jo shumë i gëzuar! Ka shumë borxhe të palara ai hajdut! Ky është vetëm fillimi i fundit të atij mashtruesi, dhe një fillim i mbarë për gjithë artistet shqiptar!”, ka thënë Besforti në fillim të bisedës....(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

     

     

    Read more »
RSS