BESFORT VIDEO M1
Welcome
Login

Search Results: vesa-luma


  • Deri kur firma "Acromax" (Arkivashqip) do vazhdojë me manipulime në YouTube?

    Deri kur firma  mashtruesi Aldor Nini nga kompania "Acromax" (Arkivashqip) do vazhdojë me manipulime në YouTube?
    Përveç manipulimeve të cilat i bën duke keq përdorë të drejta autoriale për të cilat është dënuar disa herë në Gjermani dhe Tiranë, kjo firmë me pronar Aldor Nini dhe Anxhela Faber vazhdimisht keq përdorë monopolin në YouTube duke
    suspenduar kanalet e konkurrencës përmes letrave të dërguara anonimisht Googles për suspendimin e kanaleve!
    Së fundmi para disa ditëve suspendoj kanalin e emisionit "Vikendi RTK" dhe 8 kanale tjera që ishin nën menaxhimin e kompanisë "BESFORT VIDEO M1" !

    Këto janë kanalet te cilat ia suspendoj para disa ditëve:
    "chibis4music" "chibis4film" "chibis4humor" "chibis4sport" "chibis nulnulsieben" "chibis4world" "besfort007" "Chibis007" dhe "RTKvikendi" !

    Po ashtu, më herët që nga viti 2010 e deri në vitin 2014 firma "Acromax Media GmbH" (Aldor Nini) i ka suspenduar edhe këto kanale me mijëra video autentike të cilat i posedonte vetëm kompania e M1-shit:
    "chibis007argetuese" "chibis007humor" "chibis007mix" "chibis007film" "chibis007humor" "chibis007ops" "kosovahd" "Kosovahdtv" "besfortde" "wwwbesfortde" "BESFORTVIDEO" "DafinaDuffyeM1" "DuffyeMusic" "DafinaZeqiriM1" "007chibis007" "wwwbesforttv" "hdtvkosova" "besfort007" "showodeon" "besforttv" "RTK RINON" "FCPrishtina" etj!

    Gjithë e dimë se i pari personi i cili e bëri të famshëm "YouTuben" në mesin e shqiptarëve ishte kameramani i njohur Besfort Hasanaj i njohur si "Çibis" i cili me publikimet e videove nga viti 2006 e deri në vitin 2010 kishte kanalin e famshëm "Chibis007" me mbi 2600 video nga arkiva e tij personale përfshi aty edhe materialet arkivore nga ish TVP, pastaj nga RTK, TVSH, RTV21, KTV, ajo kohë kur këto televizione as që dinin çka është dhe si funksionon “YouTube”!

    Besforti me punën e tij vullnetare përveç se ju ndihmonte artisteve dhe i promovonte gratis, njëherit i ndihmonte edhe televizioneve duke ju reklamua emisionet e tyre për shikuesit anë e mbanë botës, në baza vullnetare pa asnjë përfitim material! Sa për info deri në fund të vitit 2010 në YouTube nuk kishte monetizim të videove sikur tani!

    Por, shtrohet pyetja, si është e mundur që gjitha këto kanale ti mbyllen kompanisë M1 në YouTube pa asnjë arsye?
    Kur kërkuam këto kanale ne YouTube del info:

    "This account has been terminated due to repeated or severe violations of our Terms of Service" !

     Kjo do të thotë se kanalet nuk janë të suspenduara për shkak të drejtave autoriale por për shkak të thyerjes së rregullave të YouTubes !?!

    Ishim kureshtar ta pyesim menaxherin e kompanisë Besfort Hasanaj dhe të na sqaronte pse dhe si po mbyllen në YouTube gjitha ato kanale plot 5 vite me mijëra video të postuara ?

    Indeksonline: z. Besfort, çka po ndodh kështu në YouTube? Pse vetëm kanalet e juaja me vite janë të sulmuara nga "Arkivashqip"

    Besfort Hasanaj: Shumë e logjikshme për ata të cilët e kanë përcjellë situatën në YouTube nga viti 2010 e këndej! Për ata të cilët nuk kanë njohuri në të kaluarën po tentoj të ju sqaroj shkurt. Kur kanali ynë në YouTube nga viti 2008 deri ne vitin 2010 me emrin e Userit "Chibis007" ishte kanali më i famshëm në Evropë për kah shikueshmëria dhe me numër rekord video të postuara, ndërkohë ai pronari i kanalit "Arkivashqip" z.Aldor Nini merrej me një profesion tjetër, si pirat dhe mashtrues i softëerave dhe shërbimeve të internetit përmes një firme e quajtur "Overnext" dhe „Easycom” nëpër territorin e Gjermanisë dhe Holandës! Stafi ynë posedon shume shkrime nga portalet e ndryshme Gjermane, rreth mashtrimeve të firmës të Aldor Ninit ndaj klientëve Gjermani!

    Ndërkohë, ai duke u inspirua nga kanali ynë në YouTube, dhe duke e pa mundësin e përfitimeve nga gjenerimi i reklamave përmes Google-s nga fillimi i vitit 2010 i lindi ideja së bashku me të ndjerin babën e tij Dorian Nini të fillojnë edhe ata me YouTube, por që për ta arritur qëllimin e tyre u duhej se pari të na eliminojnë neve nga YouTube!

    Indeksonline: Po si ju eliminuan juve ?

    Besfort Hasanaj: Shumë thjesht, se pari Aldor Nini mur një nënshkrim nga kompozitori kosovar Enis Presheva për një këngë te Leonora Jakupit, pastaj baba i tij Dorian Nini në Tirane mur një pëlqim nga kompozitori Agim Doçi dhe po ashtu falsifikuan një kontratë në emër të Greta Koçit dhe na fshijnë disa video nga YouTube nga kanali i famshëm "Chibis007" dhe ne Mars 2010 na mbyllën kanalin e parë! Sipas rregullave të YouTubes, një kanali që u fshihen tre video u suspendohet kanali! U ankuam (dërguam Counter Notification) por Aldor Nini mashtroj gjykatën me kontrata falso dhe me një vendim të shpejtë nga gjyqi (pa prezencën time!) nxori një vendim të përkohshëm gjyqësor të cilin pastaj ja dërgoj Youtubes, dhe po ashtu ja dërgoj mediumeve në Tirane dhe Prishtinë duke i paguar për të shkruajtur lajm sensacional, kinse firma e tij ka fituar tre gjyqe në Gjermani kundër meje për të drejtat autoriale! Po ashtu paralelisht filloj ti gënjej edhe artistet kinse Besforti ka përfituar shumë lek në YouTube (Edhe pse në atë kohë isha i vetmi Partner i YouTubes që nuk i kam monetizu fare klipet!!!) dhe se ai /Aldor Nini) dhe firma e tij në atë kohe me emrin "Easycom" kanë kontrate me Google-n për mbrojtjen e drejtave te autoreve ne internet!

    Indeksonline: Po mirë, por çka ndodhi me kanalet tjera pas viti 2010 ?

    Besfort Hasanaj: Se pari duhet ta ceku gabimin tim ne vitin 2010, pse nuk i mora seriozisht ato vendime gjyqësore të cilat Aldor Nini ju dërgoj mediumeve, dhe perse nuk u ankova ne ato vendime gjyqësore? Aty ishte gabimi im ma i madhe! Ma vonë e kuptova kur u njoftova me familjen Koçi se Aldor Nini ka falsifiku nënshkrimin e Greta Koçit, e që tek tani ne vitin 2015 (me vonesë) u ankova në gjykatë dhe ai vendimi gjyqësor nga viti 2010 ne rastin e Greta Koçit u anulua! Por le ti i kthehemi kësaj teme pse dhe qysh na suspendon kanalet Aldor Nini i firmes "Acromax Media" (Arkivashqip) nga viti 2011 e kendej...
    Aldor Nini nderkohe eshte ber Partner ne YouTube ne vitin 2010 me kontrata falso kinse posedon te drejtat autoriale, ne fillim ka fitu Content-ID (CMS) nje Tools i cili te sjell shume përfitime ne YouTube, duke monetizu çdo video, duke keqpërdore Copyright, duke fshi videot konkurrencës, dhe përmes atij Tool-si hap kanale pa kufi me status Partner, dhe bëhesh milioner shume shpejte me e edhe me videot te cilat fare nuk i posedon te drejtat autoriale, dhe ne ketë mënyre kur ke shume klikime edhe Supporti i YouTubes të beson dhe të ndihmon si klient!
    Ky ka shfrytëzua aty momentin dhe pastaj neve si konkurrenti kryesor në YouTube na monitoronte çka po bëjmë, çka po postojmë dhe pastaj i denonconte kanalet tona tek Google duke ju thënë se ky kanal "XXXX" është i Besfortit te cilit në vitin 2010 ju ka mbyll kanali, dhe i cili sipas rregullave të YouTubes nuk ka të drejtë të hap kanal tjetër!

    Indeksonline: Kaq thjeshtë ju suspendon kanalet në YouTube?

    Besfort Hasanaj: PO, ai vetëm në këtë mënyrë mund të na suspendoj kanalet tona (edhe pse nuk është e logjikshme!), e JO për drejtat autoriale sepse ai e din se nuk i posedon të drejtat autoriale në videot tona! Ai mashtrues përdore edhe një mënyrë tjetër, një trik i thjeshte siç ka ndodhe para disa ditëve ku na suspendoj 8 kanale! Në njërin kanal na fshiu me qellim një video me titull "Çun Lajçi & Meda - Heshtje gjeneralësh - Deçan 24.3.2015 " ku për ketë video exkluzivisht M1-shi i posedon te drejtat autoriale me autorizim te aktorit Çun Lajçi dhe këngëtarit Meda!
    Në momentin që ne u ankuam në Youtube për denoncim falso të të drejtave autoriale, firma "Acromax Media" për ti ikur procesit gjyqësor ai ju shkruan YouTubes një letër nën betim kinse ne si ankues po gënjejmë dhe kemi dërguar Counter Notification me shënime fallso, dhe pastaj brenda ditës YouTubi na suspendon kanalin, siç ndodhi këto dite!!!
    Përveç këtij kanali ku na fshiu videon në të njëjtën kohe i lëshojë edhe për 8 kanalet tjera te M1-shit dhe po ashtu kanalit zyrtar të emisionit "Vikendi RTK" me të gjitha episodet qe ishin të postuara tash e tre vite, vetëm e vetëm pse menaxhohej nga M1-shi!!!

    Indeksonline: Disa vite ju menaxhojshit edhe videot e Dafina Zeqirit, po ato si dhe pse u fshinin nga YouTube?

    Besfort Hasanaj: E njëjta metode e zhdukjeve të videove të Dafina Zeqirit nga YouTube deri ne fund te viti 2012 ka ndodhur ne ketë mënyrë! Të gjitha kanalet që i postonim videot e Dafines na i suspendonte në ketë mënyrë Aldor Nini i Acromax!!!
    Po i ceku vetëm disa kanale të cilat ishin vetëm me videot e Dafines: "DafinaDuffyeM1" "dafinaM1" DafinaZeqiriM1" "007chibis007".... Na suspendonte një kanal, hapnim tjetrin, prapë na suspendonte, prapë hapnim tjetrin....

    Indeksonline: Po si mund të ndodh ai person kaq lehtë të ju dëmton edhe juve edhe artistet dhe nuk përgjigjet para ligjit?

    Besfort Hasanaj: Ne vitin 2013 dhe ne vitin 2014 u "ngul" ma ne fund para gjyqi Aldor Nini dhe firma e tij "Acromax GmbH"! Nëse ju kujtohet ai mashtrues Aldor Nini përmes "Thumbisteve" të Tiranes kishte publiku një video kundër nesh me qellim diskriminimi te personalitetin tone! Atë video te postuar ne ja fshijmë nga YouTube, dhe ai u ankua ne emër te vet dhe firmës së tij tek YouTube për fshirjen e asaj video. Ai kishte menduar se ne do rrimë pasiv sikur ne vitin 2010, dhe nuk kishte llogaritur se ne kemi mbledh mend, ku sipas rregullave të YouTubes personi i cili dërgon ankese (Counter Notification) ne rast te fshirjes se videos, ne ketë rast Aldor Nini, atëherë unë menjëherë angazhova avokatin tim dhe e paraqita ne gjyq, sepse sipas rregullave te YouTubes kisha afat 14 dite nga ankesa e ankuesit per ti dergu YouTubes nje vendim gjyqi ose ne te kunderten YouTubi pas 14 ditësh ia kthen videon ankuesit, kështu që unë menjëherë veprova dhe në vitin 2013 dhe 2014 patëm tre procese gjyqësore (deri tek instanca ma e larte Oberlandsgericht ne Köln dhe te tre proceset gjyqësore unë i fitova, dhe atij perveq vendimit gjyqësor ku nëse përsërit të njëjtën gjë kundër meje do te dënohet me 250.000 Euro, ai pagojë edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore (avokatin tim , tre te tij dhe shpenzimet gjyqësore) e qe i kushtuan rreth 48.000 Euro!!! Sa për info ai kishte angazhuar separat tre avokatet ma te njohur ne Gjermani por qe nuk i ndihmuan dot pasi qe drejtësia ishte ne anën time! Shkau i këtij rasti ai prishi marrëdhëniet edhe me Flori Mumajesin, e siç e dini edhe Flori Mumajesit ne te njëjtën mënyrë sikur mua "Arkivashqip" ka fshi 11 kanalet e artisteve te "Threedots" ne YouTube!!!

    Indeksonline: Po tani si do veproni ? A do të vazhdoni ende me YouTube?

    Besfort Hasanaj  Këto vitet e fundit ne edhe nuk ishim aktiv në YouTube sikur përpara, e vetmja arsye është se nuk ka asnjë lloj garancie ne funksionimin e YouTubes siç po e vëreni! Jemi për çdo dite duke mbledhur argumente rreth mashtrimeve te Aldor Ninit dhe firmës te tij "Acromax Media" dhe firmave tjera mashtruese te tij. Ne do vazhdojmë me YouTube tek pasi qe ta merr dënimin e merituar ky mashtruesi, dhe kur ta bindim Google-n dhe gjykatat rreth mashtrimeve te tij nga viti 2010 e këndej, i cili këto vite ne mënyrë te pandershme ka fituar rreth 15 milion Euro nga YouTube pa paguar artistet, dhe duke i ikur tatimit në Shqipëri Gjermani dhe Kosove. Siç e dini ka shume artistë te cilët i ka mashtrua ky mashtrues dhe nuk ju ka nda përfitimet, e po ashtu edhe ne anën tjeter duke ia hanger hakun kompozitorve tekstshkruesve dhe produksioneve. Kemi informata se kohëve te fundit shumë nga artistët shqiptar kanë fillua ta kuptojnë YouTuben dhe kane filluar ti ikin kësaj kompanie "Acromax Media", e të cilit i kanë mbet vetëm disa këngëtar "Tallavaxhi"!

    /Indeksonline http://www.indeksonline.net/?FaqeID=4&LajmID=175732 /

     

     

     

     

     Kanali "Arkivashqip" tre here eshte suspenduar nga YouTube, por kur ke miliona e rikthen prap...

     

     Edhe Eni Koçi disa here ka deklaru rreth mashtrimeve te Arkivashqip, Acromax, Alias Easycom, Overnex

     

     

     

     Ne vitin 2014 Besfort Hasanaj fitoj tre procese gjyqesore per Drejtat Autoriale nga mashtruesi Aldor Nini dhe Acromax (Arkiavshqip)

    Read more »
  • Besfort Hasanaj: E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit (Gazeta Game Over)

    Artikulli ne gazeten "GAME OVER" 20.09.2013 SKANDALI

    Besfort Hasanaj:  E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit


    Eshte nje nder emrat me te lakuar te diteve te fundit, nga mediat, publiku, por edhe artistet... Arsyeja ?! 
    Publikimi i disa bisedave telefonike te regjistruara te kengetares Dafina Zeqiri, e cila tregonte pa dorashka mendimin per koleget e saj dhe maredheniet qe ka me gjithesecilen.
    Konflikti me Dafinen eshte i hershem, ndersa ditet e fundit pergjimet e publikuara perbene nje skandal, qe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Protagonistet te kesaj historie dhe "zhurme" mediatike sigurishte qe ishte kengetarja nga Kosova Dafina Zeqiri, por edhe ish-promovuesi i saj Besfort Hasanaj.
    Por cila eshte e verteta e konfliktit te Besfortit me kengetaren e njohur, apo edhe pergjimeve tjera, per te cilat eshte thene se do te publikohen shume shpejte ?
    Besforti na sqaron ne ket interviste, mdersa na rrefen edhe konfliktet me kengetare te tjere shqiptar, si Vesa Luma, Flori Mumajesi, Bleona Qereti etj. 

    Besfort, ditët e fundit emri juaj është lakuar shumë në media, për shkak të një konflikti që keni me Dafina Zeqirin. E nisim nga fillimi, cila ka qenë kontrata juaj me këngëtaren dhe kur është prishur ajo? 
    T’ju sqaroj juve dhe opinionit, të tre kontratat që kemi pasur me Dafina Zeqirin kanë qenë kontrata vetëm sa për t’i mbrojtur videot e saj në YouTube nga dy manipuluesit e njohur, siç janë Acromax (ex Easycom) dhe OnAir.FM (ex OnAirMusic). E njëjta gjë është bërë edhe me artistët e tjerë për të njëjtin qëllim. Në krahasim me këngëtaret e tjera, ne vetëm me Dafinën kemi modifikuar kontratat, për tu mbrojtur në raste të piraterisë nga ana e dy firmave të lartëpërmendura, të cilat me komercializimin e YouTube kanë vjedhur dhe kanë përvetësuar punën e veprave intelektuale të artistëve, kompozitorëve, etj. Ata, fal piraterisë së tyre, duke shfrytëzuar Tools-in, i cili quhet “Content-ID” në YouTube, të cilin vetëm ata të dy e kanë në posedim nga shqiptarët edhe janë bërë milionerë, nga viti 2010. Marrëdhëniet e mia me Dafinën janë prishur me angazhimin e menaxherit të saj boshnjak Çekiç, i cili ishte mik e bashkëpunëtor i djemve të kompanisë OnAirMusic, ku edhe problemi filloj me klipin "Tonight" në muajin korrik 2012. Nga ai moment, ne nuk kemi kontakte me Dafinën, pasi ajo vendosi të zgjedhë mes meje dhe Çekiç, zgjodhi boshnjakun, të cilin ne të afërmit e saj e dimë që e ka dashnor që nga Suedia dhe i cili po ashtu është kompozitor i shumë këngëve të Dafinës, të cilat ia realizon pa pagesa. Duhet të veçoj se zyrtarisht nuk kemi prishje të kontratave të mëparshme me shkrim, mes Besfort Video M1 e Dafinës. Kemi dëgjuar se Dafina ka bërë kontratë me OnAir.FM në janar të 2013, domethënë pa anuluar fare kontratat që kishte me ne.

    Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja personale me Dafinën? 
    Dafinën e kam ndihmuar sikur të ishte vajza ime. Edhe ajo mua më konsideronte si babanë e saj, deri në momentin kur në lojë për videot në YouTube hyri boshnjaku Çekiç dhe OnAir.FM.

    Si nisi konflikti? Për çfarë arsyesh arritët deri këtu? 
    E përmenda edhe më lartë, se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes nesh ishte komercializmi i këngëve të saj nga ana e menaxherit Çekiç në YouTube, iTunes e Amazon. Me përfitimet nga shitja e këngëve të Dafinës në iTunes, Amazon dhe nga përfitimet e klikimeve në YouTube, menaxherit të saj Çekiç, iu dha mundësia ideale e përfitimeve materiale dhe përpiloi planin sesi do ta ndaj Dafinën prej meje, në mënyrë që ai pastaj të kishte kontrollin e financave. Disa javë para se të ndërprisnim marrëdhëniet me Dafinën, unë diktova synimet e tij, kuptova se ai ka filluar bashkëpunimin në fshehtësi me kompaninë OnAir.FM. Unë i tregova Dafinës, por ajo si naive i besoi Çekiçit. E paralajmërova Dafinën, por më kot. Çekiçi me ndihmën e OnAir.FM fillimisht Hackuan kanalin e Dafinës në YouTube, ku e fshinë menjëherë videon "Tonight", duke ma hedhur mua fajin. Dafinës i leverdisi ky truk i Çekiçit për të gjetur arsyen e prishet prej meje dhe të vazhdojë me Çekiçin. Rrjedhën e komunikimit dhe si ka ndodhur ngjarja e kemi ilustruar me fakte në muajin gusht 2012, në kët link: 
    http://telenovelashqip.blogspot.de/2012/08/telenovela-tonight-dafina-cekic-vs-m1.html

    Këto ditë keni publikuar disa përgjime, ku Dafina fyen koleget e saj. Të çfarë periudhe i përkasin ato përgjime dhe pse i publikuat pikërisht tani? 
    Nuk është e vërtet që ne i kemi publikuar ato video skandaloze, intervistë, apo përgjime siç e quani ju. Ajo video është publikuar së pari në YouTube nga dikush me emrin "Estrada-Wikileaks" (prezantohen si fansa të mëdhenj të M1-shit), pastaj ajo video është kopjuar nga YouTube dhe është hedhur në web faqen www.m1.besfort.tv, e cili administrohet nga disa djem. Ne ndër të parët e kemi bërë "Share" atë video në profil tonë në Facebook dhe një gazetar i “Express”-it sapo e ka parë videon menjëherë ka publikuar artikullin, duke thënë se Besforti ka publikuar videon dhe pastaj ai lajm ka vërshuar nëpër portalet mbarëshqiptare.


    Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të shohin videon në kanalin tuaj Besfort M1, mund të na tregoni disa nga komentet më pikante që Dafina ka bërë për koleget e saj? 
    Më befason fakti se si mediat i japin aq shumë rëndësi se çfarë ka thënë Dafina për koleget e saj, apo për mediat, e në fakt asnjë media nuk ka përmendur faktet në atë video, ku argumentohet tradhtia kontraktuale e Dafinës ndaj Besfort Video M1, e po ashtu mashtrimet që ajo bën në intervistën e dhënë në RTV21, ku gënjen moderatorin e opinionin, se nuk ka pasur asnjë kontratë me Besfort Video M1!? Si mund të gënjejë publikisht një këngëtare rreth promotorit të saj, apo të tradhtoj babin, siç ajo e konsideronte? Opinioni mbarëshqiptarë e ka ditur se nga dita e parë e karrierës të Dafinës në vitin 2007, "Besfort Video M1" ka promovuar këngët e saj pandërprere, çdo performancë të saj, qoftë në intervista në TV, koncerte, festivale, po ashtu në miliona komente të postuara nëpër videot e saj, duke i pastruar nga komentet negative. Me një fjalë, stafi ynë është kujdesur ditë e natë për vite me radhë, vetëm e vetëm që ta bëj të famshme Dafinën, duke u bazuar në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore me familjen e saj, e gjithë këtë shërbim stafi ynë e ka bërë në baza vullnetare, pa përfituar asnjë qindarkë. Me paraqitjen e dy firmave abuzuese, si Acromax e OnairFM në Youtube, për qëllimet e tyre fitimprurëse kanë filluar edhe keqinformimet se Besforti po fiton nga artistët në YouTube, megjithëse siç ju thashë, ju betohem që kurrë nuk kam fituar asnjë qindarkë nga promovimet e videove të artistëve, e as nga videot e Dafinës. Ata që më njohin nga afër e dinë mirë që këtë punë unë e bëj nga pasioni dhe e kemi si ushqim shpirtëror.

    Menjëherë pas publikimit të përgjimeve që ju i keni bërë, Dafina ka reaguar duke thënë se avokati i saj do të fillojë procedurat ligjore kundër jush. Është ngritur deri tani padia?
    Nuk është e vërtet që Dafina ka përmendur emrin tim. Nëse e keni dëgjuar me vëmendje, deklaratat e avokatit zyrtar të Dafinës, z. Arianit Koçin dhe avokatin tjetër z.Tome Gashi në televizionin KTV (emisioni Express) dhe Klan Kosova (Emisioni Prive), ata kanë deklaruar se do ngrenë aktpadi kundër personit të panjohur, i cili ka publikuar ato përgjime pa autorizim, si dhe do ngrenë aktpadi ndaj publikuesit të materialeve! Sa për sqarim, Dafina Zeqiri kishte angazhuar avokatin Arianit Koçi, kurse në emisionin e Klan Kosovës "Prive" ishte paraqitur me deklaratë/intervistë edhe një avokat tjetër i njohur në Kosovë, me emrin Tome Gashi, të cilin fansat e Dafinës e njohin si babai i një të dashuri të Dafinës, me emrin Albin Gashi. Duhet theksuar se këto dy emisionet e dy televizioneve Kosovare, siç janë KTV dhe Klan Kosova, kanalet e tyre në YouTube menaxhohen nga kompania abuzuese OnAir.FM, të cilët janë konkurrentët tanë. Një fakt shumë me rëndësi për opinion, në Kosovë janë vetëm këto dy televizione, të cilat bëjnë histori rreth ShowBizit, ku autorët e emisioneve të lartpërmendura financohen nga OnAir.FM. Besoj se tani e keni të qartë përmbajtjen e atyre dy emisioneve dhe politikën redaktuese të ShowBizit!

    Video skandaloze e Dafina Zeqirit

    Dafina Zeqiri - Pronto Estrada Shqiptare Tuna po han mut exkluzive Video



    Ndjeheni i kërcënuar? 
    Pas daljes në opinion të asaj videoje, neve na kanë ardhur shumë telefonata kërcënuese nga miqtë e Dafinës dhe nga disa fansa...

    Pse e denigruat konfliktin me Dafina Zeqirin deri në ofendime personale, në lidhje me moralin? 
    Nuk e di nga e keni marrë këtë informacion, por fakt është se Leku (Dollart $) e lidhja e dashurisë së Dafinës me Çekiçin janë arsyet kryesore përse ajo ka vepruar në atë mënyrë, duke tradhtuar personin më të afërt, i cili ka sakrifikuar shumë artistë të tjerë të mëdhenj për një Dafina Zeqiri.

    Besfort, konflikti me Dafinën nuk është i pari dhe i vetmi për ju. Më herët keni pasur konflikte edhe me këngëtare të tjera, si Bleona Qereti. Shumë ju kanë akuzuar si shantazhues, por e vërteta si është? Pse keni kaq shumë konflikte me këngëtaret? 
    Slogani kryesor i dy konkurrentëve tanë në YouTube është, "Besforti ka konflikte me të gjithë artistët". Të njëjtin slogan e përdorin edhe këngëtaret me të cilat kemi pasur konflikte. Ju lutemi, analizoni rastet veç e veç dhe do shihni se si ato këngëtare, me të cilat kemi pasur konflikte janë viktimat e promotorëve abuzues të YouTube, të cilët i kanë viktimizuar artistët duke shfrytëzuar naivitetin dhe mosdijen e tyre rreth funksionimit të YouTube. Po i përmend viktimat më radhë, Bleona Qereti, Vesa Luma, Flor Mumajesi, Dafina Zeqiri dhe së fundi Thumbistet e “NitroShqip”. Viktimat e firmës Acromax janë, Bleona Qereti e Vesa Luma, të cilat duke mos ditur si funksionon YouTube na kanë fshirë nga një video të tyre në kanalin tonë pa paralajmërim, megjithëse kemi pasur marrëveshje për publikim. Po ashtu, viktimë e Acromax-it është edhe Flori Mumajasi, i cili është bashkëpunëtor i Aldor Ninit nga Acromax dhe pa paralajmërim na ka fshirë dy video të Argjentina Ramosajt, edhe pse kemi pasur kontratë me Argjentinën! Viktima e fundit e Acromax janë Thumbistet e kanalit “NITROShqip”, më saktë “Sara Show”, e cila me fjalë të Aldor Ninit dhe Flor Mumajasit na ka vjedhur një video dhe e ka postuar në kanalin e tyre, na kanë ofenduar dhe në fund ne u kemi fshirë videon nga YouTube dhe i kemi paditur në gjyq për Copyright, për ofendim dhe për përfitime në mënyrë të paligjshme. Dy seancat gjyqësore kundër Acromax e “NITROShqip”, në gjykatën e Kelnit i kemi fituar dhe ata janë dënuar me gjobë 250.000 euro, me kusht nëse e përsërisin edhe njëherë piraterinë kundër nesh. Viktima e fundit, Dafina Zeqiri është viktimë e OnAirMusic dhe Çekiç, po ashtu arsyeja, video në YouTube. Tragjedia më e madhe në këto histori është se as vet këngëtarët e lartëpërmendur nuk e kuptojnë termin "Copyright" dhe sistemin si funksionon YouTube. Do i pyes ato këngëtaret viktima, çfarë kanë fituar më mënyrën e fshirjes së videove të mia? A kanë fituar para nga Acromax? Jo! Pak kush e di se në të vërtetë, të gjitha ato këngëtare, të cilat janë viktima të atyre abuzuesve janë tradhtuar më vonë, si Vesa Luma, pasi na tradhtoj neve në vitin 2011 për Acromax më vonë u tradhtua edhe nga Acromax, e tani ka kaluar tek OnAirMusic. Është i njohur rasti i motrave Koçi më herët, të cilat janë tradhtuar nga Acromax, pastaj rasti i Rovena Stefës, e cila po ashtu u tradhtua nga Acromax. Janë edhe disa këngëtarë, të cilët janë tradhtuar nga OnAir.FM dhe kanë kaluar pastaj tek Acromax... Me një fjalë artistët shqiptarë janë shumë naivë dhe shumica e tyre nuk kanë as njohuri elementare se çfarë është e drejta e autorit. Ata as që e dinë si funksionon YouTube dhe besojnë tek mashtruesit, të cilët ju premtojnë shumë klikime, klikime të cilat i blejnë me para, sa për t’iu bërë qejfin këngëtarëve, e pastaj edhe normal se nuk ju paguajnë paratë e fituara. Kjo temë është e gjerë dhe e komplikuar për ta sqaruar në intervistë.

    Keni lajmëruar se së shpejti do të publikoni edhe përgjime të tjera. Mund të na tregoni diçka më shumë mbi këtë, kush është protagonist i atyre përgjimeve dhe cilët emra përmenden në to? 
    Ne personalisht nuk kemi paralajmëruar asgjë, por ato paralajmërime i ka shkruar publikuesi me emrin "Estrada-Wikileaks", të cilët përmes telefonit na kanë argumentuar se kanë incizime të tjera, duke na lëshuar disa sekuenca të bisedave me shumë artistë të njohur shqiptarë. Nëse ata i publikojnë në Youtube, normalisht që edhe ne ato video do i shpërndajmë "Share" në rrjetet sociale, siç i bëjnë edhe të tjerët. Se cili është ai ekip me emrin "Estrada-Wikileaks" dhe nga i posedojnë ato biseda, ne nuk kemi asnjë ide.

    /Rudina Alizoti "Game Over"/

    Revista Gam Over 20.09.2013

    Read more »
RSS